Kiara Tito ka konfirmuar se do e shohim sërish në ekran. Mbrëmë ishte puntata e fundit e “Kepit të VIP-ave”, por për Kiarën ishte vetëm mbyllja e një projekti televiziv.

Përmes një postimi në InstaStory ajo ka treguar se shumë shpejt do e shohim sërish në ekran, por duke mos zbuluar me cilin emision. Prej kohësh përflitet se Kiara do marrë drejtimin e “Përputhen” dhe statusi i saj i ka shtuar më shumë dyshimet.

“Kjo ishte puntata e fundit e Kepit. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e bukura. Ju dua shumë. Shihemi së shpejti”, shkruan Kiara.