Jursiti Kreshnik Spahiu tha se kryeministrja italiane në vizitën e saj në Shqipëri nuk ka takuar vetëm kryeministrin Edi Rama por edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair. Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata kanë diskutuar edhe për disa çështje shumë të rëndësishme.

Ai tha se një nga interesat e mëdha të kryeministres Italiane kanë qenë edhe numri i shtuar i rezidentëve Italianë në jugun e Shqipërisë, të cilët kohët e fundit janë të shumtë në numër. “Ka pasur disa çështje të rëndësishme. Së pari është biseduar për gazsjellësin e TAP-it që vjen nga Azerbajxhanin dhe kalon në jugun e Shqipërisë përmes Leçes.

Së dyti është diskutuar për një nga pikat më të rëndësishme që po diskutohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian pas luftës në Ukrainë, hapja sërish e centraleve bërthamore për të prodhuar energji. Është konsideruar si opsion investimi i një centrali të tillë me kapital italian, por në Shqipëri, nga ku do përfitojnë të dyja vendet por edhe do eksportohet energji.

Së treti një nga pikat e diskutimi është kompanisë Shell i është dhënë në një vlertë shumë të madhe mundësia e shpimit dhe kërkimi për gaz dhe naftë në periferi mes kufirit të Tiranës dhe Rrëshenit. Ky është një nga lajmet më të mira që kemi dëgjuar deri më sot. Interesi i Italisë ka qenë shumë i lartë që kompania Shell do instalohet në këtë investim strategjik dhe shekullor.

Së katërti një nga pikat e tjera të diskutuara është shtrimi i ujësjellësit nga Gjirokastra drejt Leçes, pra drejt jugut të Italisë i cili mendohet të jetë një investim i cili vlerëson shumë prurjet e ujit dhe cilësinë e kualitetit të ujit të Shqipërisë për të përfituar Italia. Nuk dihen detajet se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga uji i Gjirokastrës që do i japë Italisë”,- tha Kreshnik Spahiu.