Porti i Durrësit vijon të “vlojë” nga anijeve dhe jahteve turistike, të cilat gjithnjë e më shumë po vizitojnë Shqipërinë.
Mëngjesi i sotëm në Portin e Durrësit, nisi me pamjet nga kalatat portuale , ku vizitorja besnike “La Belle de L’Adrique”, ka sjellë këtë herë 138 turistë nga vende të ndryshme të botës dhe superjahti “Katar”.
“Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili është bregëzuar në kalatën nr.4 të portit. Ndërtuar në vitin 2010 nga prestigjozi Lürssen, ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit????????dhe ka një GT prej 8010 tonësh.
Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit dhe ka një GT prej 8010 tonësh.
Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në axhendat e tyre, duke e kthyer në një prej destinacioneve të preferuara.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, përgjatë periudhës prill-tetor 2023, 23 kroçiera kanë konfirmuar ndalesën e tyre në Durrës.
Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijeve dhe sigurinë e turistëve në territorin portual, duke vënë kalatat portuale në funksion të tyre përgjatë gjithë sezonit.