Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, sa i takon kërkimeve për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë.
Kreu i qeverisë tha se është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë dhe sipas analizave krahasohet me naftën premuim të Arabisë Saudite.
Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, çka prezumon që madhësia e rezervës mudn të jetë edhe më e madhe. Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare. Nëse do ishte më i kushtueshëm se sa përfitimi, kuptohet që rezerva mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Edhe pse shell ka përdorur teknologjinë më të fundit. Testi do nisë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, hëra e parë që kjo ndodh në vendon tonë. Sipas analizave të bëra në Holandë është naftë e së njëtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite.