Ndonëse vetë Kryeministri Rama hodhi poshtë spekulimet mbi lajmin se qeveria do të japë 113 milionë euro për incerenerim mbetjesh, partia demokratike vijoi sot me të njejtën marrëzi.
Në një deklaratë për mediat, Luciano Boçi tha se 113 milionë eurot do të shpenzohen në dy vitet e ardhshme për qarkun e Fierit e Elbasanit, duke shpërfillur hapur faktet në deklaratën e tij.
E vërteta është se përmes një VKM-je të datës 26.07.2023 është miratuar dokumenti i politikave prioritare 2024-2026, ku nuk gjenden projektet për zonat funksionale të mbetjeve, për të cilat BIRN pretendoi se do shpenzojë qeveria.
Projektet që përmenden nga BIRN, kanë qenë pjesë e drafteve paraprake të dokumentit, por jo e atij final të miratuar me VKM në korrik.
Kjo VKM ka kaluar në qeveri shumë më para se BIRN dhe më pas opozita ta ngrinin si cështje në muajin gusht. Pra projektet nuk janë pjesë e dokumentit, dhe për këtë nuk u prit as BIRN, e as opozita.
Vendimi dhe fletorja zyrtare janë publike, por askush, as BIRN dhe as Luciano Boci nuk i referohen asaj për të vërtetën, por vetëm drafteve të vjetra që qarkullojnë nëpër emaile.
Me këtë qëndrim, a janë Luçiano Boçi me shokë të paditur e nuk kuptojnë? Apo janë të ligj që mendojnë se njerëzit janë aq budallenj sa mund të gënjehen lehtë? Apo të dyja bashkë?
Në rastin e Boçit, me gjasë janë të dyja! Vetëm kjo e shpjegon se si një njeri humbet zgjedhjet vazhdimisht dhe sërish nuk reflekton me veten e vet!