Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, Kurti tha se marrëdhëniet janë të mira dhe korrekte, por shprehu keqardhjen për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që ishte parashikuar të mbahej më datë 14 qershor.
“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.