Charlize Theron nuk ka frikë të plaket. Fituesja e Oskar, e cila mbushi 48-vjeç më 7 gusht, foli për pikëpamjet e saj për plakjen dhe se si ajo pranon ndryshimet në pamjen e saj.
“Fytyra ime po ndryshon. Më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plaket”, tha aktorja.
Ndërsa shtoi: “Por njerëzit mendojnë se kam bërë liftin. Ata thonë: Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj? Asgjë, unë thjesht po plakem! Kjo nuk do të thotë se kam bërë një operacion të keq plastik. Kjo është ajo që ndodh.”
Aktorja nuk është i vetmi personazh i famshëm që po përqafon procesin e plakjes.
50 vjeçarja Gwyneth Paltrow gjithashtu foli për British Vogue muajin e kaluar për realitetin e grave që gjykohen më ashpër se burrat për shkak të moshës.
“Unë mendoj se është problem i kulturës. Nuk është i yni!”, ajo tha.