Mëngjesin e sotëm, ka filluar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Athinë, sipas Radiotelevizionit të Serbisë (RTS).

Sipas deklaratës, takimi pritet të zgjasë rreth tridhjetë minuta.

Vuçiçi sot do të takohet edhe me presidentin malazez, Jakov Milatoviqin dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, të cilët të hënën në mbrëmje organizuan një darkë jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë.