Modelja e njohur, Jori Delli ka rritur temperaturat teksa ka postuar disa foto e veshur me bikini pink mbi një varkë gjatë pushimeve me reperin Fred De Palma, me të cilin ndodhet në një lidhje të re dashurie.

Megjithatë, krahas formave fizike, ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishin puthjet, përqafimet dhe përkëdheljet mes çiftit të ri, që tregon se dashuria është në ajër.

Jori Delli konfirmoi lidhjen me reperin italian, Fred De Palma pak ditë më parë përmes një videoje në Tik Tok.