Largimi i tekniku argjentinas, Gerardo “Tata” Martino nga stoli i Kombëtares meksikane, pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, la stolin e këtyre të fundit bosh për një kohë të gjatë, mirëpo këtë të premte duket se gjëra kanë ndryshuar.

Drejutesit e Federatës Meksikane të Futbollit kanë gjetur një trajner të ri dhe bëhet fjalë për 44-vjeçarin, meksikan, Jaime Lozano,  i cili paraditen e kësaj të premteje ka fimosur një kontratë që do të zgjasë, deri në fundin e Kupës së Botës 2026, kompeticion ky që do të zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Ndërkaq, kujtjomë se Lozano ka kontribuar dhe më herët në drejtimin e Kombëtares meksikane, teksa i ka drejtuar këta të fundit në 6 ndeshje përgjatë vitit 2021, ndërsa 2 vitet e fundit ka qenë trajneri i Kombëtares U-23 së Meksikës.