Kryeministri Edi Rama ndau sot një video promovuese të ndeshjes miqësore mes kampionëve të Shqipërisë, “Partizanit” dhe “Romës” që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Nesër mbrëma All is Special. Air Albania Stadium 20:00”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke iu referuar trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i cili njihet si “Special One”.
Pas fitores në finalen e Conference League ndaj “Fejnordit” më 25 maj 2022, skuadra e “Romës” rikthehet sërish të luajë në Tiranë.

Këtë herë do të jetë skuadra e “Partizanit”, e cila do të presë në një miqësore skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. Ndeshja e nesërme do të përshëndetet edhe nga këngëtari i njohur Noizy, i cili do të përformojë për tifozët e pranishëm në stadium.