Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe sanksionet kundër Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, janë çështje që kanë përfunduar.
Milatoviq për “RTV Slovenija”, kur është pyetur për të komentuar për marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë dhe Rusinë si dhe ndikimin e kishës ortodokse serbe, ka thënë se ish-presidenti Millo Gjukanoviq e kishte sjellë çështje e kishës në politikë të përditshme.
Milatoviq ka thënë se politikanët në Mal të Zi tash janë më tepër të përqendruar te temat që kanë rëndësi thelbësore për qytetarët, si kushtet e jetesës, sundimi i ligjit e integrimi evropian.