Modelja kosovare, Arbenita Ismajli, thotë se i vjen turp që është shqiptare.

Kjo, pasi sipas saj, shqiptarët janë njerëz që merren veç me thashetheme dhe kanë urrejtje ndaj njëri-tjetrit.

Ndaj sipas saj, asnjë popull tjetër nuk i do shqiptarët.

“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Jam femra më e pavarur, vetëm punët e mia shikoj, nuk i bëj asnjërit keq me marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave shqiptare,” – ka shkruar ajo.