Pas nje periudhe të gjatë të ditëve të nxehta me temperatura të larta dhe me diell, në kulmin e sezonit turistik moti ka marrë një kthesë të papritur shoqërur me stuhi dhe reshje shiu në të gjithë vëndin këtë fundjavë.

Përkeqësimi i motit ka sjellë dallgëzim të lartë në bregdetet duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet në vend.

Reshjet e shiut në disa nga portet në vend kanë bërë që të vështirësohen lundrimet e anijeve dhe trageteve.

Shëngjin
Çadrat, shezlonget, baret dhe beach baret u mbyllën këtë fundjave dhe në Shëngjin, ku një pjesë e pushuesve qëndruan në banesa dhe hotele, por nuk munguan as ata që u larguan nga kjo zone turistike.Fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar dhe kaos total në lëvizje, ndërsa policia rrugore u vendos në disa pika për të lehtesuar sadopak lëvizjen

Darzezë
Moti i keq që ‘pushtoi’ vendin gjatë ditës së sotme ka bërë që edhe në Darëzeze, pushuesit të boshatisin plazhin duke pushimet e tyre këtë fundjavë. E gjithë zona bregdetare është e zbrazur ndërsa reshjet e shiut kanë trazuar dhe detin, duke e bërë të pamundur lundrimin në këtë zonë.

Vlorë
Në Vlorë reshjet e rëna me intesitet sollën probleme në disa rrugë të qytetit, në lagjen 1 Maj, 24 Maj si dhe në disa pika problematike në zonën e Skelës.Edhe pse mungojnë njerëzit në plazhe numri i lartë i automjeteve që kanë hyrë ka sjellë trafik të rënduar këtë fundjavë dhe në qytetin e Vlorës.

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe rritjes së dallgëve në det, në përmasa të mëdha. Policia Kufitare apelon të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetët e tyre dhe të të tjerëve

Moti i paqendrushem pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave.