Mësohet se në fillim të muajit tetor do të nisë faza e testimit.
“Nafta e nxjerrë është e cilësisë së lartë, e krahasuar nga laboratorët e SHELL si një nga naftat e cilësisë më të lartë, por është për tu përcaktuar në të ardhmen ndarja e këtij produkti. Në këto momente po punohet me SHELL për të bërë ndarjen e nënproduktit gazi, nafta e acidi sulfurik” deklaroi Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku.
Ndërkohë mësohet se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, fillim janari do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL që do të deklarojë dhe do të vendosë të marrë dhe vendimin për krijimin e infrastrukturës nga industria e ndarjes tek burimi më pas tek transporti që duhet bërë.