Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se pas vdekjes së Prigozhin, nuk ishte rastësi që bota t’i drejtohej menjëherë Putin.

Ajo tha se të gjithë e dinë sesi funksionojnë gjërat në Rusi, e cila udhëhiqet nga Putin.

Baerbock shkroi se në Rusi ka vetëm vdekje, vetëvrasje të dyshimta, rënie nga dritaret, gjithçka që mbetet e pashpjegueshme, gjë që nënvizon një sistem pushteti diktatorial të ndërtuar mbi dhunën.

“Nuk është rastësi që bota i drejothet menjëherë Kremlinit kur një ish-i besuar i Putinit papritmas pëson aksident ajror dy muaj pasi tentoi një kryengritje. Ne e dimë se si funksionojnë gjërat në Rusinë e Putinit: vdekje, vetëvrasje të dyshimta, rënie nga dritaret, gjithçka që mbetet e pashpjegueshme, gjë që nënvizon një sistem pushteti diktatorial të ndërtuar mbi dhunën”, tha Annalena Baerbock.