Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen uroi përmes një shkrimi në Twitter, Ukrainën për 32-vjetorin e pavarësisë.

Ajo shkroi se ukrainasit janë një frymëzim për të gjithë evropianët.

Von der Leyen tha gjithashtu se forca e Ukrainës qëndron tek populli i saj, e cila falenderoi edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Forca e Ukrainës qëndron tek populli i saj. Në guximin e tyre, forcën dhe shpresën e tyre të qëndrueshme për një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në një Evropë të bashkuar. Ata janë një frymëzim për të gjithë evropianët. Urimet më të mira për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Populli ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.