Prej disa ditësh kanë nisur aplikimet e të rinjve, që njihen si studentët ekselentë, për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë.
Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe.
Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100
Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që do të quhen “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët:
– jurisprudencë, ekonomi ose IT;
– mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;
– gjuha angleze.
Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko në një deklaratë për median njoftoi dhe se kishte nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Tiranës, e cila synon që:
– të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të ministrisë dhe policisë së shtetit
– të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimit akademik të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ciklit të përshpejtuar të studimeve, (rreth 1 vit), këta studentë do të inkuadrohen në radhët e Policisë Kriminale, për të fuqizuar goditjen ndaj krimit ekonomik, kibernetik etj.
Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive:
17 kuota në qarkun Korçë;
5 kuota në qarkun Berat;
8 kuota në qarkun Fier;
13 kuota në qarkun Vlorë;
16 kuota në qarkun Gjirokastër;
13 kuota në qarkun Shkodër;
16 kuota në qarkun Kukës;
12 kuota në qarkun Dibër.
Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.
Detajet e plota gjenden ne ëebsitin e internetit dhe gjithashtu ne te gjitha rrjetet sociale te Ministrise se Brendshme.