Kjo është vera e parë që Shqipëria është dyndur kaq masivisht nga turistët italianë, por me siguri nuk do të jetë e fundit. Episode, shkrime, momente të veçanta të italianëve në Shqipëri janë ndarë më shumë se kurrë këtë vit në mediat e huaja, vendase por edhe në rrjetet sociale të njerëzve të famshëm apo zakonshëm. Siç është ky rast i fotografit të njohur Florion Gogës, i cili shkruan se në një restorant në Sarandë, nuk kishte më asgjë për të ngrënë. Italianët kanë ngrënë gjithçka!
“Turistët italianë vërshojnë në Shqipëri si një nxitje kyçe për ekonominë. Një kamerier në një restorant shqiptar në qytetin turistik bregdetar të Sarandës u kërkoi falje klientëve të sapoardhur që nuk kishte më thuajse asgjë nga menyja në kuzhinë.
“Italianët kanë ngrënë gjithçka, sepse Italia po na pushton sërish, këtë herë për mirë”, tha kamerieri.
Kamerieri po i bënte jehonë ndjenjës së disa shqiptarëve për dhjetëra mijëra turistë italianë që kanë vizituar Sarandën në jug pranë kufirit grek”, shkruan Goga në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga ky sezon turistik, të Shqipërisë, për Reuters./L.F-dritare.net