Kryeministri Edi Rama këtë të martë e ka nisur me pamje nga rruga e re Levan-Vlorë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se rruga e re Levan-Vlorë është rikthyer për banorët e zonës totalisht e rikonstruktuar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se rruga iu ofrohet qytetarëve me standarde.

“MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES 😊

dhe me aksin e përfunduar Levan-Vlorë, i rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.