Moti për orët në vijim pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të ketë vranësira në pjesën më të madhe të ditës.
Sipas parashikimit nga SHMU, gjatë mesditës do të ketë edhe reshje shiu të pakta kalimtare.
Era do të jetë me drejtim nga Verierëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 27°C;
në zonat e ulëta 18 deri 32°C;
në zonat bregdetare 19 deri 34°C