Një vajzë nga Caserta e Italisë ka mbledhur 26,000 firma në një peticion në Change.org për të kërkuar rishikimin e rregullave, që çuan në përjashtimin e saj nga një konkurs publik, për shkak se kishte kancer.
“Në një farë kuptimi, rregullat barazojnë ata që kanë pasur kancer me një shkelës kriminal dhe kjo nuk është e drejtë”, shpjegon Lucia Palermo në tekstin e fushatës së saj dhe në video-apelin që e shoqëron atë, drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit italian.
Pas tejkalimit të kancerit të gjirit në vitin 2021, ajo shprehet se u shpall e papërshtatshme në një konkurs publik për “psikolog financiar”, çka po shuan ëndrrën e saj.
“Isha ish paciente me kancer. Kisha bërë një operacion urgjent dhe kisha kryer kimioterapi dhe radioterapi (d.m.th. për parandalim të pastër). Sot, unë ndjek terapinë hormonale dhe jam mirë. Pas vitesh studime, master, përkushtim, e pashë ëndrrën time të copëtuar se kisha një sëmundje. Konkurset publike kanë një kufi moshe, kështu që nuk do të mund të marr më pjesë” shpjegon ajo.
Duke iu referuar ligjit italian, vajza shprehet: “Për fat të keq, nuk do të zgjidhte asgjë në këto raste, sepse parashikon që të kenë kaluar 10 vjet nga përfundimi i sëmundjes”.
Ajo kërkon ndryshimin e legjislacionit, për të parandaluar përsëroitjen e padrejtësive për njerëzit si ajo.
“Unë ju kërkoj një dorë të ndryshojmë legjislacionin dhe të parandalojmë që këto padrejtësi të përsëriten për të gjithë njerëzit si unë. Dekreti në fjalë barazon të mbijetuarit e kancerit të gjirit me ata që janë ende të sëmurë. Prandaj duke e konsideruar post-kancerin të papajtueshëm me jetën ushtarake. Por nëse i kam kaluar të gjitha testet mjekësore, psiko-aftësie dhe fizike dhe nëse ka disa onkologë që kanë shkruar bardhë e zi se sa plotësisht jam e shëndetshme dhe e aftë të kryej çdo aktivitet pa asnjë problem, ky është diskriminim i pastër burokratik. Mendoj se është e nevojshme të ndryshohet ky dekret”, apelon ajo.