Nga Kreshnik Spahiu
Përplasje e madhe gjeopolitike në Rivierën shqiptare.
Dje në të njëjtin vend dhe orë:
– Greqia proteston në Himarë duke mbështeur opozitën shqiptare dhe Belerin e votuar nga Berisha-Meta.
– Italia mbërrin në Vlorë, Dhërmi, Sarandë duke mbështetur qeverinë Rama.
Në të njëjtën orë mbërriti edhe Tony Blair në Himarë.
Rama ka zgjedhur partner rajonal Turqinë dhe Italinë.
Berisha ka zgjedhur aleat Greqinë.
Roma zyrtare kërkon vazhdimin e aleancës shekullore me shqiptarët dhe influencë në Ballkan.
Jugu i Shqipërisë është bregu i vetëm ku nuk kanë zbarkuar oligarkët rusë dhe spiunazhi i Moskës që investon në turizëm. Koorporatat greko-ruse dhe aleanca e tyre shekullore përbëjnë rrezik kombëtar.
Sot në Himarë po përplaset Perëndimi dhe Lindja.
Fajin nuk e ka Beleri por Berisha që pasi fali detin Athinës, po ja ngul thikën Shqipërisë deri në Porto Palermo.