Personat që shihni më poshtë në foto janë autori dhe viktima të ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shupenzë të Bulqizës.

30-vjeçari Dorian Dema, qëlloi me kaçavidë për vdekje 26-vjeçarin Dritan Manjani.

Konflikti mes këtyre dy shtetasve agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta (kaçavidë) dhe për pasojë 26-vjeçari humbi jetën.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë gjatë natës në të njëjtin lokal, së bashku me persona të tjerë. Dyshohet se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të vjetra me njëri-tjetrin.

Dëshmitarët kanë treguar se viktima u largua nga lokali drejt banesës, ndërsa autori erdhi dhe i thirri rreth orës 22:00. Viktima në ato momente ka qenë duke konsumuar darkën dhe sapo ka dalë jashtë, është goditur me thikë dhe është transportuar në spital, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra.