Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është aspak e zakonshme për botën. I nxehti ekstrem ka shkaktuar deri më tani 12 viktima në Korenë e Jugut, ndërsa në Japoni, tre persona humbën jetën, përfshirë një çift të moshuarish dhe një nxënëse 13-vjeçar që po kthehej nga shkolla në orët e pikut.
Temperaturat ektreme kanë “pushtuar” çdo cep të globit, duke shkaktuar shumë viktima si pasojë e temperaturave aspek normale përgjatë muajit korrik.
Mediat raportojnë se i nxehti që goditi Korenë e Jugut, shënoi temperatura mbi 35 gradë Celsius, ku gjatë javës së kaluar, tre persona besohet se kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë.
Në Japoni, një vajzë 13-vjeçare u gjet pa ndjenja në një trotuar të premten, teksa kthehej nga një me biçikletë në shtëpi.
Ndërsa, një çift të moshuarish u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tokio nga një punonjës i kujdesit shëndetësor.
Statistikat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve nga temperaturat e larta u rritën nga një mesatare prej 201 personash në vit midis 1995 dhe 1999, në një mesatare prej 1295 nga 2018 në 2022 .
Midis 80 dhe 90% e atyre që vdesin janë mbi 65 vjeç dhe sipas hulumtimeve njerëzit e moshuar janë më të prekshëm ndaj valëve të të nxehtit.
Japonia ka përqindjen e dytë më të lartë të njerëzve 65 vjeç e lart në mbarë botën.