Qeveria rialokon fondin prej 1.3 milardë lekë për sistemin shëndetësor për të mbuluar pagat e rritura të mjekëve dhe infermierëve si dhe për shërbimet spitalore.

Ky fond do të jetë për të mbështetur dhe shërbimet e reja shëndetësore, si ndërhyrjet invazive në zemër në spitalin e Shkodrës dhe ‘Shefqet Ndroqi

“Do të vijojmë të mbështesim shërbimin spitalor me buxhet për të përgatitur për të ofruar shërbime të reja si ndërhyrjet invazive në tru. Për këtë grupet e punës janë funksionale dhe buxhetet po alokohen për të bërë të mundur mbështetjen e këtyre procedurave. Po punojmë me trajnimin e mjekëve tanë, si dhe transplantin e palcës së kuqe apo fertilizimi invitro që do i shtohen sistemit shëndetësor qoftë këtë vit qoftë vitit tjetër” tha Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë.