Plazhi i Darëzezës, i ndodhur brigjeve të detit Adriatik në qarkun e Fierit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas apo të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, të cilin pushuesit e zgjedhin për shkak të bukurisë, por kryesisht të pastërtisë që ofron.
Rama tha se “Darëzeza është një tjetër perlë e Adriatikut fshehur mes pishave, që fton të gjithë pushuesit për ta shijuar plazhin pak të zbuluar, por me peizazh të mrekullueshëm”.
Kryeministri kërkoi nga pushuesit që të kujdesen për ta lëmë po aq pastër sa e gjejnë.
Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.
Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza. Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase.