Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë ku ka zhvilluar një takim me kryebashkikaun Pjerin Ndreu, ku duket se po diskutojnë për projekte të reja për turizmin. Teksa mbajnë në duar fleta të projekteve që po diskutohen, Rama vlerëson punën e bërë nga Ndreu duke thënë se vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
Rama e mbyll postimin me batuta, duke thënë se Ndreu ka fiksim të sfidojë bregdetin e Jonit, por këtë mund ta arrijë duke bashkëpunuar me Benetin, ndonëse kërkon që të sfidojë edhe Shkodrën.
(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, shkruan Rama.