Teksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë. Rama tha se ka të dhëna optimiste, por kompania italiane Eni është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.
“Në Shqipëri ka filluar kërkimet në fushën e Dumresë, ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘Eni’ është në punë. Kemi të dhëna optimiste por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania italiane hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të procesit. Besoj shumë që impakti i kësaj zone të re të”, tha Rama.