Një çift anglez kanë treguar se asnjëherë nuk është vonë për të kurorëzuar një martesë me personin e zemërës. Dëshmia më e qartë e të gjithë kësaj janë Christopher dhe Rosa Streets, të cilët gjetën njëri-tjetrin pasi u zhvendosën në fshatin e të moshuarve në St Monica Trust në Keynsham, pasi bashkëshortët e tyre vdiqën.
Çifti 80-vjeçar u martua në fund të korrikut pas 18 muajsh njohje në fshatin e të moshuarve në St Monica Trust në Keynsham.
Zonja Streets thotë se ata e shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
“Ne kënaqemi kaq shumë së bashku dhe gjëja më e mrekullueshme është se kalojmë shumë kohë duke qeshur”, u shpreh zonja Streets.
Çifti u martua në Bath Guildhall, në një ceremoni private ku morën pjesë anëtarët e dy familjeve të tyre.Christopher Streets tha se dasma e tyre ishte e mbushur me emocione për të dy.
Duke përshkruar se si u takuan për herë të parë, zonja Streets kujton momentin që në atë kohe as nuk e mendonte se do i ndryshone komplet jetën.
“Dielli po shkëlqente mbi të dhe ai kishte veshur një palë çorape të verdha, të cilat dukej se shkëlqenin nën rrezet e diellit. Pastaj ai erdhi dhe u ul pranë meje në divan dhe filluam të flasim”,tha zonja Streets.
Christopher dhe Rosa shpejt zbuluan se kishin shumë të përbashkëta, duke përfshirë dashurinë për artin, teatrin, historinë, muzikën dhe kalimin e kohës në fshat.Teksa tregojnë se si jeta e tyre ka ndryshuar që kur u njohën së bashku, Christopher thotë se, ndonëse nuk e dinë se sa kohë u ka mbetur, të paktën kanë njeri-jetrin për ta kaluar deri në fund.
“Ne të dy jemi në të 80-at dhe nuk e dimë sa kohë na ka mbetur, kështu që le ta shijojmë së bashku”, thotë Street.