Ndonëse Kylian Mbappe, është në vitin e fundit të kontratës me PSG, klubi i Real Madrid nuk ka ndërmend të presë edhe një sezon.

Sipas raportimeve të fundit, spanjollët do të tentojnë ta transferojnë yllin francez në orët e fundit të merkatos.

“Bild” shkruan se Real Madrid do të bëjë një ofertë prej 120 milionë eurosh dhe shpresojnë të mbyllin marrëveshjen me PSG-në.

Edhe dëshira e vetë lojtarit është të transferohet në Madrid, pas marrëdhënieve aspak të mira me drejtuesit parisienë.