Rusia ka gjobitur Google me tre milionë rubla ( rreth 25 mijë paund) për lënien e informacionit të rremë në lidhje me “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga agjencia ruse të lajmeve TASS.

Moska po shqyrton një numër faqesh për dështimin në fshirjen e përmbajtjes që e sheh si të paligjshme. Ajo gjobiti faqen e mediave sociale Reddit për herë të parë të martën me rreth dy milionë rubla për mos heqjen e “përmbajtjes së ndaluar”.