Këngëtarja e njohur dhe shumë tërheqëse kolumbiane Shakira u pa në Hotspot Delilah në West Hollywood. Ajo ka festuar me miqtë e saj deri në orët e para të mëngjesit. Shkak i festës ishte kënga e re që bukuroshja e kishte regjistruar, ndaj donte që miqtë e saj të ishin të parët që do të dëgjonin atë që padyshim pritet të jetë një hit i ri.

Për sa i përket stilit, nuk ka gabime kur bëhet fjalë për të. Ajo kompletoi pantallonat ngjyrë bezhë të gjera dhe një bluzë të bardhë me sandale me platformë që ia zgjatën edhe më shumë figurën. Ajo e ka plotësuar të gjithë veshjen me një çantë të vogël të bardhë.
Duke qenë se është shfaqur e buzëqeshur në fytyrë, Shakira ka lënë të kuptohet se e ka kaluar ndarjen me Pique.