Ambasada amerikane në Bjellorusi ka paralajmëruar qytetarët e vetë që jetojnë në shtetin fqinj me Rusinë të largohen menjëherë nga vendi.
“Qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë”, thuhej në mesazhin e ambasadës amerikane sot. Lajmërimi vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, kanë mbyllur pikat kufitare me vendin pasi pritet një prani në rritje e rusëve.
“Planifikoni të niseni nëpërmjet pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me avion”, thuhet në deklaratë.
Ambasada gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe faktit që ka aftësi të kufizuar për të ndihmuar individët që jetojnë ose udhëtojnë atje. Katër pika kufitare me Lituaninë mbeten të hapura, ndërsa qeveria së bashku me Poloninë dhe Letoninë kanë thënë se mbylljet e mëtejshme janë të mundshme.