Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës.
Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Gjatë konfliktit 30-vjeçari me iniciale D.D. ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin D.M.,, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.