Sërish sulm me dron në Moskë. E njëjta qiellgërvishtëse që u sulmua dy ditë më parë raportohet nga mediat ruse se është goditur sërish me dron.

Një video e publikuar në youtube tregon momentin kur goditet qiellgërvishtësja dhe shpërthen në flakë.

“Papritmas pati një shpërthim dhe ne menjëherë vrapuam,” tha një banor i Moskës që ishte atje kur ndodhi përplasja.