Një alpinist zbuloi trupin e një burri që ishte zhdukur dekada më parë në një akullnajë në Tirol, Austri. Trupi u gjet javën e kaluar në një lartësi prej 2,900 metrash në akullnajën Slatenkees, tha policia. Në vendngjarje u zbulua një çantë shpine me para, një kartë krediti dhe një patentë shoferi.

Sipas autoriteteve, kufoma i përket një 37-vjeçari i cili u zhduk në vitin 2001, por identiteti do të duhet të konfirmohet me metodën e ADN-së. Në të njëjtën akullnajë, dy muaj më parë, u zbuluan eshtrat e një njeriu tjetër që kishte vdekur rreth vitit 1986.

Incidente të ngjashme po ndodhin edhe në Zvicër, ku shkrirja e akullit po zbulon trupat e njerëzve të zhdukur nëpër male dekada më parë. Arsyeja është ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturave që po shkrijnë akullnajat. Slatenkees, raporton AFP, po shkrihet me një ritëm alarmant, në 2021-2022 pothuajse arriti 90 metra.