Janë publikuar listat e maturantëve fitues të degës Mjekësi e Përgjithshme. Për here të pare risija e këtij vitit ishte hyrja në garë dhe rikthimi i konkursit përmes një testi të informatizuar.
Nga 1813 aplikantë në fillim, 800 janë shkualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës. Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9. ku Rezultatet e testit digjital janë shpallur elektronikisht e pas përllogaritjes finale për listën e fituesve, sot janë shpallur fituesit.
Maturantët që duan Mjekësinë tashmë detyrohen të punojnë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës, sipas ligjit të miratuar tashmë në Parlament, megjithë kundërshtitë e të rinjve.