Muzeu etnografik në Gjirokastër vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve shqiptarë e të huaj të cilët kanë interes mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Në dhomën ku ka lindur ish-diktatori Enver Hoxha gjenden dy objekte origjinale, një orë dhe një sënduk, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë prezanton një trashëgimi të pasur etnografike.
Nje turis nenvizon se “Nuk dija asgjë për etnografinë më parë por tani që vizitova edhe muzeun e qytetit mund të them se etnografia shqiptare është shumë interesante. E dashuroj Gjirokastrën.”
Turistët e huaj gjithashtu vlerësojnë edhe kulinarinë e zonës.
“Unë jam nga Suedia, kam ardhur të vizitoj Gjirokastrën, kjo shtëpi është shumë unike sidomos konstrukti, kjo është dita ime e parë në qytet dhe sapo vizitova kalanë . Ishte pak pjerrët për ta ngjitur por ja vlejti, kemi provuar gjithashtu ushqimet tradicionale të qytetit , mishi ishte fantastik.”
Sakaq, ciceroni Besian Dida, shprehet se elementët e folklorit tërheqin më shumë vëmendje.
“Në këtë muze mund të njihen me trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës dhe rrethinave, veshjet tradicionale, muzika popullore, këngët e dasmave, objekte të ndryshme ndër shekuj dhe gjithashtu i tërheq edhe ideja që kjo ka qenë shtëpia e ish-diktatorit. ”, thote ciceroni Dida.
Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në Shqipëri që po tërheq së fundmi gjithnjë e më shumë vizitorë.