Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar. Por pas mesdite parashikohet përmirësim i dukshëm i motit si edhe largim gradual i vranësirave duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.