Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë.
Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme. Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.
Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa në Aleksandropoli, zjarrfikësit vijojnë prej disa ditësh ‘luftën’ me flakët.