Rritja e numrit të turistëve që kanë zgjedhur këtë verë Shqipërinë për turizëm është e dukshme. Në një konferencë për median kryeministri Rama u shpreh optimist se me vënien në punë të aeroportit të Vlorës fluksi i turistëve do të shtohet.

Në aeroportin e Vlorës vijon puna. Kemi shumë besim se me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një bum të konsiderueshëm të numrit të turistëve. Edhe pse aeroporti i Tiranës punon 24 orë dhe ka 200 fluturime në ditë mundësitë janë më tepër.