Çifti i njohur i showbizzit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë treguar shumë hermetikë sa i përket vogëlushes së tyre. Fotot me Marget nuk kanë munguar, por çifti është kujdesur që deri më sot mos t’ia zbulojë fytyrën.

Por duket se moderatorja e ka ‘thyer’ rregullin padashje, duke ndarë me ndjekësit një imazh të vogëlushes kur ishte foshnje. Ajo postoi në Instagram një screenshot të një bisede të grupit familjar në WhatsApp, ku Marina Vjollca kishte vendosur si cover foton e vogëlushes së saj Marget.