Veliera me 326 turistë kryesisht italianë është bregëzuar paraditen e sotme në portin e Vlorës.

Mësohet se turistët kanë ndjekur një tur në disa shtete dhe pjesë e saj ishte dhe ndalimi në Vlorë. Turistët zbritën sot për të vizituar site turistike të qytetit. Veliera e cila mbërriti nga Brindisi do të largohet nesër.