Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, është bërë viral me një nga intervistat e tij të fundit, ku u sfidua të gjente kuptimin e disa fjalëve në shqip. Mirëpo përgjigjet e tij, jo vetëm shkaktuan të qeshura por me siguri do të përdoren gjatë nga publiku shqiptar.
Teksa është testuar mbi njohuritë e tij në lidhje me dialektin dhe fjalët shqipe, këngëtari i njohur i cili pretendonte në çdo moment se e kuptonte mirë shqipen ka shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë, me përgjigjet e tij.
Gjatë intervistës Adrian Bujupi u pyet nëse e njeh shalqirin, ndërsa këngëtari duke mos pasur asnjë ide se çfarë përfaqëson e ngatërron me mishin.
Mesa duket këtë intervistë, ai e kaloi me shumë sportivitet.
Kujtojmë se së fundmi Ardiani është martuar në fshehtësi të plotë. Edhe pse ka vendosur që të mos tregojë asgjë rreth partneres apo ceremonisë, lajmi u bë menjëherë publik. Gjithsesi, ne jemi në pritje të fotove nga dasma.
@dajasabalule #viralvideo #fy #viral #fypシ #viraltiktok #viralvideo #viral ♬ Originalton – Daja Saba Lul