Nga puset e kërkimit të naftës në Shpirag, kryeministri Edi Rama ka ndarë videon nga puna që po kryhet për testimet e fundit të rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.
“Nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.