Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ai vizitën e nisi me përurimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair”, e për këtë në “Facebook” reagoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili pyet “A mos ka bo vaki najsend?”, pikërisht në momentin kur Kurti po mbante fjalimin e tij.
Ndryshe, Kurti sot u prit nga i ashtuquajturi “fronti opozitar” në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Respektivisht nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti, ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. I pari i ekzekutivit kosovar, vizitën e tij do ta vazhdojë në Tetovë.