Mediat greke e kanë cilësuar si një thriller vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në banesën e tij në ishullin e Salaminas në Greqi.
Shqiptari u ekzekutua me plumb në pjesën e pasme të kokës, teksa qëndronte i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij.
Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe kanë nisur punën për arrestimin e tij.
Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë me njëri tjetrin, ku ky i fundit ka qëndruar më parë në banesën e viktimës.
Autori, personi që shihni në foton e mëposhtme është një shtetas shqiptar me precedentë penalë në fushën e vjedhjes dhe trafikut të narkotikëve.
Policia greke po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë për sa i përket viktimës ai ka qenë një person pa precedentë penal dhe që jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi.