Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke ruajtur një parcelë me 260 rrënjë kanabis, në një fshat të thellë në Mat.

Një parcelë me kanabis është zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh, të Matit. Kultivuesi i tyre, Besar Simoni u arrestua në flagrancë duke ruajtur 260 bimë narkotike kanabis.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.