Ilmi Azemi, nipi i policit të vrarë Afrim Bunjakut mëngjesin e 24 shtatorit tha se është takuar dy ditë para se ai të vdiste nga sulmi serb në Veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tregoi se Bunjaku është shprehur se situata në Veri është nën kontroll dhe nuk presin që të ndodh ndonjë gjë tragjike.
Më tej Bunjaku, sipas tij, ka thënë se problemi nuk qëndronte te populli serb që jeton në Veri të Kosovës por të bandat kriminale.
“E takova Bunjakun dy ditë para se të vdiste. Biseda është fokusuar më shumë në Veri të Kosovës, në komunën e Zveçanit. Më tha që tan policia e Kosovës ka situatën në kontroll dhe nuk presim të ndodh ndonjë gjë tragjike.
Ai më tha që populli serb që jeton në pjesën veriore është pro Kosovës dhe pro policisë së Kosovës. Problemi sipas t9ij nuk qëndronte te populli por te bandat kriminale. Ky ka qenë opinioni i tij”-tha ai.